Presidenti i Kilit Gabriel Boriç, ëhtë sulmuar me gurë gjatë vizitës së tij të parë zyrtare jashtë kryeqytetit.
Boriç, 36-vjeç me origjinë kroate, i cili mori detyrën në mars, ishte në qytetin La Serena, 400 kilometra në veri të Santiagos. Bëhet me dije nga mediat e huaja se para se të hynte në godinën e qarkut, ai iu afrua gardhit të hekurt ku përshëndeti të mbledhurit.
Në këtë moment nga turma u hodh një gur, i cili goditi në gjoks shefin e kabinetit të Boriçit, tregon video.
Sipas raportimeve bëhet me dije se ai nuk u lëndua, teksa lajmin e ka konfirmuar gjithashtu edhe policia kiliane.
“Nëse dikush mendon se mund të trembë ose të ndryshojë mënyrën se si ne duam ta drejtojmë vendin, e ka gabim”, tha Boriç në një konferencë shtypi pas incidentit.