BallinaKronikeEMRAT/SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Behar Sofisë, dërgon për gjykim pesë...

EMRAT/SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Behar Sofisë, dërgon për gjykim pesë të pandehurit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet për vrasjen e Behar Sofisë.

SPAK njofton se të pestë të pandehurit janë dërguar për gjykim me masë sigurimi arrest në burg dhe të akuzuar për veprat penale si vijon.

Sakaq hetimet vazhdojnë për sqarimin të plotë të rrethanave dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Njoftimi i Plotë: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas përfundimit të hetimeve paraprake, në datën 26.04.2022 përcolli në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për “Dërgimin për gjykim” të procedimit penal nr.150/1 të vitit 2022 në ngarkim të të pandehurve;

  1. Leonard Xhixha,
  2. Bujar Leza,
  3. Skënder Vathi,
  4. Xhuljano Visha,
  5. Ernejt Shyti.

Të pestë të pandehurit janë dërguar për gjykim me masë sigurimi arrest në burg dhe të akuzuar për veprat penale si vijon:

– “Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Behar Sofia, finalizuar në datën 25.2.2021;

-“Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal;

-“Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 278/1, 333/a/2 dhe 334 i Kodit Penal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular