Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar se është mbyllur procesi zgjedhor në Degën e Himarës.
Në deklaratën për mediat bëhet me dije se “Kryetar i PD Himarë, ndërmjet 3 kandidaturave, shpallet Afrovita Dhimojani me 39% të votave”.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Himarë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Himarë, ndërmjet 3 kandidaturave, shpallet znj. Afrovita Dhimojani me 39% të votave”, thuhet ne njoftim.