Liverpool dhe Villareal po luajnë aktin e parë gjysmëfinal të Champions League në Anfield, teksa 45 minutat e para përfunduan 0-0.

Kërcënimi i parë i të kuqve do vinte në minutën e 14-të. Një goditje e Diaz nuk shkon në rrjetë dhe gjen vetëm portierin kundërshtar Ruli.

Në minutën e 19-të, Danjuma nis një top tejet interesant në zonë për dikë nga shokët e ekipit, por anglezët spastrojnë zonën.

Në fundin e fraksionit, djemtë e Klopp rrisin presionin. Salah sheh vetëm brenda zonës, por ideja e tij kuptohet nga mbrojtja e skuadrës së Emery, e cila bllokon aksionin.

Vendasit e nisën më së miri pjesën e dytë. Dy gola të shënuar shumë shpejt, respektivisht në minutat 53’ dhe 55-të u dhanë qetësinë e duhur atyre. Goli i parë erdhi falë Estupinan që realizoi aksidentalisht në portën e vet, ndërsa i dyti mban firmën e Mane.

 

(BalkanWeb)