BallinaAktualitet‘Në një natë humba 88 mijë euro”, i moshuari italian mes lotësh...

‘Në një natë humba 88 mijë euro”, i moshuari italian mes lotësh rrëfen dramën: Si më zhvati 115 mijë euro “Call Center”-i në Shqipëri

spot_img

Antiono Blesi, një i moshuar italian ka rrëfyer dramën e tij të jetës se si ishte mashtruar nga një call centre në Shqipëri, ku ai tregon se humbi 115 mijë euro. Emisioni “Piranja” në ABCNews.

I moshuari tregoi se brenda një nate kishte humbur 88 mijë euro përmes mashtrimit.

“Për mua ishin momente dramatike këto (qan i moshuari). Ishte një zonjushë që më bindi se ishin një shoqëri që fushën e BQE-së. Nisa të bëja trandin online me menaxherin e llogarisë, i cili quhej David Adams. Të paktën ky ishte emri që më tha. Fillimisht me shuma të vogla, 200-500 euro. Ata peshkojnë me këto shifra. Ata të lënë gradualisht me këto shifra dhe pastaj shkon 5 mijë deri në 10 mijë euro. Është strategji kjo! Për disa javë, David shkoi në një mision. Të paktën kështu më tha. Brenda një nate të vetme humba 88 mijë euro.”, tha i moshuari

Në ndihmë të emisionit erdhi edhe një ish-punonjës “Call Centeri”, i cili ishte i pari që telefonoi Antonion për t’i thënë se kush ia kishte marrë paratë.
Ai ka thënë se pas “Call Centerit” mashtrues qëndronte Blerina Kamberi, ndërsa ka zbuluar edhe mënyrat se si procedohej në këto skema mashtrimi.
Ndërkohë, Kamberi ka refuzuar që të pranojë mashtrimin e bërë ku kishte përfituar 115 mijë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular