BallinaKryesorePërfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit, Berisha zbulon datën e zgjedhjes se...

Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit, Berisha zbulon datën e zgjedhjes se kryetarit të PD

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për media në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij Berisha zbuloi se Kuvendit Kombëtar të PD-së do t’i propozohet ose data 21, ose data 22 maj për zgjedhjen e kryetarit.

“U ra dakord që t’i propozohet Kuvendit data për zgjedhjen e Kuvendit. Data që do t’i propozohet Kuvendit dhe do të jetë ose data 21 ose data 22 e majit. Gara është hapur dhe do përcaktohen rregullat nga komisioni. Sapo të vendos Kuvendi, unë pothuajse e kam shpallur kandidaturën dhe Kuvendi do të vendosë datën”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha shtoi se së shpejti është drejt përfundimit dhe procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit.

Ish-kryeministri vlerësoi procesin deri në këto momente ku theksoi se kanë marrë pjesë mbi 40 mijë anëtarë.

“Ishte një proces shumë i mirë me pjesëmarrjen e mbi 40 mijë anëtarëve.

Komisioni do të jetë nësër përpara jush për t’iu informuar mbi procesin dhe t’iu përgjigjet pyetjeve tuaja”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular