Elisabeta Imeraj, e cila u shkarkua sot nga detyra e kryeprokurores së Tiranës, ka dalë sot në një komunikim për mediat. Ajo tha për mediat se vendimi ishte në kundërshtim me ligjin.
“Puna ime në vite besoj që ka folur më së qarti se çfarë funksioni dhe në ç’mënyrë është kryer puna e Prokurorit. Vënia në dispozicion e akteve të punës time, ku 160 të pandehur janë dënuar me dënim të formës së prerë dhe vetëm 3 prej tyre kanë marrë pafajësinë. Jam munduar në këtë proces të përfaqësoj për të gjithë që në çdo moment nga ana ime janë vënë në dispozicion fakte që ky proces ka qenë i afektuar. Vendimi në kundërshtim me ligjin. Unë kur ndodhem përball organeve të rivlerësimit jam prezantuar me dy identitete, të Prokurorit të Republikës dhe si qytetare shqiptare, dhe duhet të kem të drejtën për të realizuar mbrojtjen. Besoj në çdo proces të rregullt, dhe këtë jam munduar ta zbatoj ndër vite në punën time.”, tha ajo.
Vendimi për shkarkim u dha sot nga KPA, ku u konstatua se disa kritere nga prokurorja nuk plotësoheshin. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb, duke iu referuar të dhënave të bëra publike nga KPA, rezulton se për kriterin e pasurisë, për njërën nga pasuritë ka mungesë burimesh financiare.
Mësohet se kryeprokurorja ka bërë një deklarim të pasaktë për një apartament në zonën e Ali Demit, pasi ka mungesë burimesh. Po ashtu thuhet se ka mosdeklarim të gjendjes cash në deklaratat vjetore.
vijon…