BallinaKronikeVIDEO/ Ekzekutimi i bosit të mafies greke, kamerat kanë kapur autorët

VIDEO/ Ekzekutimi i bosit të mafies greke, kamerat kanë kapur autorët

spot_img
spot_img

Dy ekzekutorët me pagesë të bosit grek të mafies,  Giannis Skaftourou, janë kapur nga kamerat e sigurisë duke u larguar me një motor pas atentatit.

Sipas burimeve, këta persona kanë hapur zjarr  në oborrin e shtëpisë së Skaftouros dhe për pasojë ai ka humbur jetën. Nga plumbat kanë mbetur të plagosur edhe vajza e tij me vjehrrin.

Autorët më pas e kanë braktisur motoçikletën me të cilën u arratisën, shkruan protothema,gr.

Ajo rezulton të jetë e vjedhur në vitin 2019 në zonën e Aspropirgos dhe është një motor 1200 metër kub.

Sipas një dëshmitari i cili ka parë të gjithë ngjarjen autorët e vrasjes flisnin rrjedhshëm greqisht, ishin me gjatësi mesatare, mbanin rroba të zeza dhe helmeta të zeza, ndërsa brenda helmetave mbanin të veshur kapuçë për të mos treguar tiparet e fytyrës së tyre.

Giannis Skaftourou kishte frikë për një atentat të mundshëm prandaj ai kishte punësuar truproja dhe lëvizte shumë pak.

Analistët e sigurisë po përpiqen ta deshifrojnë për të zgjidhur enigmën e vrasjes së tij.

Policia është në kërkim të të gjitha çështjeve pezull që ka pasur Giannis Skaftouros vitet e fundit pas lirimit, në mënyrë që përmes detajeve të gjejnë fundin e fillit dhe të arrijnë tek vrasësit e tij.

Hetimet

Në të njëjtën kohë, me anë të dëshmive dhe kamerave, autoritetet po përpiqen të zbulojnë rrugën që kanë ndjekur vrasësit, të cilët u punësuan për të ekzekutuar Giannis Skaftouros në ditën e dytë të Pashkëve.

Në fakt, informacione absolutisht të vlefshme thonë se autorët kanë vëzhguar nga afër për 3-4 ditë të gjitha lëvizjet e 55-vjeçarit përpara se të kalonin në fazën përfundimtare të planit të përgjakshëm./abcnews.al/

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular