Një 85-vjeçar ëhstë larguar nga shtëpia e tij pa lënë gjurmë. Mësohet se Rexhep Sadiku nga fshati Trebisht i Gollobordës është larguar që nga data 20 prill dhe nuk është rikthyer më në shtëpi.
Familjarët kanë njoftuar policinë për të kërkuar ndihmën e tyre për të gjetur të moshuarin. Por pas disa ditësh kërkimi, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të Sadikut.
Ata gjithashtu kanë kërkuar ndihmën e banorëve të zonës, në mënyrë që të ndihmojnë në gjetjen e 85-vjeçarit.