Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje, teksa është caktuar drejtuesi i përkohshëm për të zëvendësuar postin e Elisabeta Imeraj.
Kujtojmë se Imeraj u shkarkua nga detyra ditën e djeshme.
Sipas TopNews mësohet se Arens Çela do të zëvendësojë Imeraj në postin e prokurores
Një ditë më parë Elisabeta Imeraj u shkarkua nga detyra, ndërsa vendimi u dha nga KPA, ku u konstatua se disa kritere nga prokurorja nuk plotësoheshin.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra drejtuesen e Prokurorise së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Imeraj ishte konfirmuar më herët në Shkallën e Parë, por me sugjerim te ONM vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik. Gjatë procesit në Shkallën e dytë Imeraj kërkoi konfirmim në detyrë, megjithatë trupa e Kolegjit të Apelimit gjeti probleme ne pasurinë e saj.
Në një prononcim për mediat pas procesit në KPA, Imeraj pretendon se janë vendosur në dosje, dokumente të falsifikuara për pasuritë. Sipas Imerajt, vendimi për shkarkimin e saj është i padrejtë dhe ka ndodhur pasi dikujt mund të mos i ketë pëlqyer ndonjë gjykim nga ana e saj. Ajo iu drejtua sërish KPA me pyetjen se kush e donte shkarkimin e saj nga sistemi në drejtësi.