Nga data 1 maj, lëvizja drejt aeroportit do të devijohet. Autoriteti Rrugor bën me dije se kjo masë, e marrë për një afat të pacaktuar, vjen për shkak të rritjes së fluksit të qarkullimit të automjeteve drejt Aeroportit të Rinasit, pas lirimit të masave anti-COVID.
Për pasojë, qarkullimi drejt Aeroportit do të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport