BallinaAktualitetRaporti i Avokatit të Popullit për vitin 2021: Situata në burgje, me...

Raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2021: Situata në burgje, me probleme! Shqetësimet lidhen me kushtet, trajtimin shëndetësor e cilësinë e ushqimit

spot_img
spot_img

Situata në burgjet shqiptare vazhdon të mbartë problematika të mëdha për sa u përket kushteve dhe trajtimit të të dënuarve që vuajnë dënimin në qeli.

Në raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2021 depozituar në Kuvend, theksohet se të dënuarit kanë ankesa në lidhje me kushtet, trajtimin shëndetësor, cilësinë e ushqimit, mungesa e ofrimin të mundësisë për arsim dhe përfitimin prej punës.

Raporti vë në dukje 17 gjetje të konstatuara nga inspektimet në institucionet e vuajtjes së dënimit.

“Kushte materiale tërësisht të papërshtatshme në disa IEPV, në regjimet e brendshme, të cilat bëjnë të pamundur garantimin e të drejtave të të burgosurve. Infrastruktura e ndërtimit të godinave të banimit dhe ambienteve të përbashkëta, paraqesin probleme të amortizimit, lagështirës, furnizimit me ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit, sigurimit të ndriçimit natyral dhe të ajrosjes së plotë të qelive, pranisë së insekteve, kushteve jashtë standardeve të tualeteve, kuzhinave, dusheve, ambienteve të ajrimit, dhomave të izolimit etj.

Mungesa e mjekëve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, cilësia dhe larmia e ushqimit dhe mangësi të theksuara në ofrimin e mundësisë për arsim dhe aktivitete social-kulturore për të burgosurit dhe shpërblimet për punën e kryer në të gjitha institucionet. Sistemet qendrore të ngrohjes/ftohjes, pothuajse në të gjitha IEVP-të ku ishin të instaluara, nuk funksiononin si rezultat i defekteve teknike ose të mungesës së karburantit.

Në shumicën e rasteve, të dënuarit/ paraburgosurit nuk i sigurohet ngrohja sipas parashikimeve ligjore”, janë gjetjet e raportit për të cilat Avokati i Popullit ka bërë edhe rekomandimet përkatëse në Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Burgjeve.

Një problematikë e konstatuar gjatë veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2021 ishte shpronësimi për interes publik i pronës private nga shteti.

Avokati i Popullit ka konstatuar se argumenti që përdoret për shpronësimet për interes publik e ka bërë shtetin që të sillet në mënyrë arbitrare me qytetarët, për të cilën qytetarët nuk kompensohen drejt. Sipas Avokatit të Popullit, qytetarët ndihen të pafuqishëm nga forca shtrënguese e shtetit që në disa raste përdor edhe “forcën” për to.

“Pothuaj në të gjitha rastet konstatohet se organet e administratës shtetërore sillen ‘në mënyrë arbitrare’ me titullarët e së drejtës së pronës/ pronarët, por edhe poseduesit, duke qenë se i zhveshin këta të fundit nga e drejta e pronësisë dhe nuk i dëmshpërblejnë/kompensojnë paraprakisht, kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe brenda afateve ligjore. Qytetarët ndihen të pafuqishëm nga forca shtrënguese e shtetit, i cili në këtë rast e përdor ‘forcën’ jo në mbrojtje të tyre, por ndaj tyre”, thotë Avokati i Popullit në raport.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular