Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka njoftuar të gjithë deputetët që të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së i thirrur nga Sali Berisha më datë 30 prill!
Në një mesazh privat të siguruar nga startnews.al derguar deputetëve u është bërë e ditur se ata janë pjesë e Kuvendit Kombëtar në bazë të nenit 42 të statutit.
Po ashtu punimet e Kuvendit do të nisin në orën 10:00, ndaj dhe u kërkohet ligjvënësve demokrat që të tërheqin dokumentet e tyre të identifikimit.
“I nderuar Deputet i Partisë Demokratike, Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00.
Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore.
Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike. Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805.Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!”, theksohet në mesazhi i siguruar nga startnews.al