Ronela Hajati është këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”. Ajo u shpall fituese e “Festivalit të këngës” dhe projekti i saj muzikor “Sekret” do të jetë përfaqësuesi i vendit tonë në garën europiane.
Artistja do të hapë natën e parë të gjysmë finales së festivalit të “Eurovisonit” ku ka premtuar se do të realizojë një performancë që nuk është parë asnjëherë.
Dhe pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit ku tashmë kanë nisur dhe provat gjenerale në Torino, Itali. Faqja zyrtare e ‘Eurovisionit’ ka ndarë në Instagram momente gjatë provave ku pjesë e tyre është dhe Ronela.
“Dita e parë e provave të Eurovision 2022, të përfunduara”- ka shkruar faqja zyrtare krahas fotove të postuara.
Gjithashtu Hajati ka ndarë me ndjekësit e saj foto të shkrepura gjatë performancës ku krahas tyre ka shkruar: “Provat e para: Të përfunduara. Shqipëria do të hapë mbrëmjen e 10 majit. Ju dua!”
Kujtojmë se Ronela gjatë këtyre muajve ka arritur një sukses të madh me këngën e saj ku është renditur si një ndër këngët më të dëgjuara në kanalin e Eurovisionit në YouTube.
Spektakli do të mbahet më 10 maj në Torino, Itali me natën e parë gjymsëfinale, 12 maj, nata e dytë gjysmëfinale dhe 14 maj, finalja e madhe.
… [Trackback]
[…] Find More here on that Topic: startnews.news/2022/05/01/foto-eurovision-2022-ronela-hajati-nis-provat-e-nates-se-pare-te-gjymsefinales/ […]
Comments are closed.