Poezi nga Vjollca Hasanpapaj
FOTOGRAFIA
E ndava
në një mijë pjesë
zemrën
Mbeta fotografi e krisur
dhe e thyer kujtimesh.
Tërë një natë ëndërrova
bukurinë e princit tim.
Zotat nuk më lejuan
të zhdukem bashkë
me jetën.
I lyej buzët me buzëkuq
dhe flokët mbarapa,
si shqiponjat lidh gërsheta
që valëviten mbi valë deti.
Kjo këngë këndohet
kur dashurojmë të lirë
një herë për hënën
një herë për ne të dy.
PËR TY
Më ler vetëm në ëndrra
Mos më zgjo më kurrë
Për ty trëndafili im.
Sikur po flas me yjet.
Dashurinë tonë
çdo kush e dëshiron
në ëndrra më ler
mos më zgjo më kurrë.
Me yjet po flas
për aromën tonë.
Më trego trëndafil
njëri – tjetrin
sa shumë e duam
Unë dhe ti si të jetojmë
pa dashuri.
Në ëndrra më ler
kurrë mos më zgjo
Po flas me gjethet tua
trëndafil.
Ti je tokë dhe qiell
dehje e pëhershme
aromë pafundësi
Më ler në ëndrra
Më ler veç mallin
Për miqte të nxjerr
Më lerni , më lerni.
Të fluturoj më shpejt
se krahët e fluturave
Më ler të marr
Pak aromë lulesh.
Afër diellit dua të rri
Edhe nëse digjem
Digjem vetem për ty .
Më lerni ,më lerni
Vetëm në ëndrra …..!
LUNDRIM MBI VALË
Me fresko si uji,
kur ngrihen mbi valë
Jam më e bukura dashuri
e lules së rrallë.
Vrapoj të ndaloj stuhitë
Ç’ më tregojnë ëndrrat për natë
Endem poshtë një ylli
e fle mbi një dallgë.
Simfoni e pambaruar notash
dehur tingujve të zjarrtë
mbetur vetëm me trëndafilat
petaleve që shndrijnë kristal.