Zbulohet e ardhmja e Armando Brojës: Marina Granovskaia ka vendosur që…

5
168

Ku do të luajë në sezonin e ardhshëm Armando Broja? Kjo është pyetja e cila prej shumë muajsh bëhet nga tifozët e shumtë të shqiptarit, i cili ka spikatur në Premier Ligë me lojën e tij në radhët e Sauthempton.

Lojtari është në pronësi të Çelsit dhe kohët e fundit ka pasur shumë pasiguri për të ardhmen e tij duke parë edhe ofertat që ka marrë nga klube të ndryshme. Por një lajm i publikuar së fundmi nga “Tuttomercatoweb” është pasqyruar gjerësisht në Angli dhe tregon se si është situata aktuale me Brojën. Sipas informacioneve të siguruara, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare do të jetë në sezonin e ardhshëm pjesë e Çelsit.

Napoli ishte interesuar për Brojën, pasi po mendon të shesë Osimhen, meqë ka kërkesë për nigerianin. Fillimisht, Marina Granovskaia kishte shfaqur interes për të shitur Brojën për rreth 35-40 milionë euro. Por pas asaj që ndodhi me sanksionet ndaj Abramoviç dhe shitjen e klubit, është vendosur që të mos hiqet dorë nga “asete” të rëndësishme siç vlerësohet tani Broja.

Kështu, pritet që në sezonin e ardhshëm ai të jetë përsëri pjesë e bluve londinezë dhe do të tentojë shansin e tij për të fituar hapësira në sulm, duke përfituar nga forma jo e mirë që po kalon Lukaku, i cili edhe mund të sakrifikohet në këtë verë nga Çelsi.

PANORAMASPORT.AL

 

5 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: startnews.news/2022/05/01/zbulohet-e-ardhmja-e-armando-brojes-marina-granovskaia-ka-vendosur-qe/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: startnews.news/2022/05/01/zbulohet-e-ardhmja-e-armando-brojes-marina-granovskaia-ka-vendosur-qe/ […]

Comments are closed.