BallinaKryesoreEdhe Evi Kokalari e mërzitur për listën e Këshillit Kombetar të Rithemelimit....

Edhe Evi Kokalari e mërzitur për listën e Këshillit Kombetar të Rithemelimit. Bën publike emrat që i mungojnë

Edhe antarja e g29 Evi Kokalari ka rezervat e saj për të zgjedhurit si anëtarë të Këshillit Kombëtar të Rithemelimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari ka zbuluar emrat që i munngojnë Këshillit sot, për të cilët duhej të ishte lobuar më shumë.

“Më erdhi shumë keq që nuk i pashë këta emra të zgjidhen në Këshillin e PD-se. Ndoshta duhet të kishim lobuar më shumë për ta, por sinqerisht jam e zhgënjyer që asnjë nga këta individ nuk janë pjesë e Këshillit sot.

Nikolla Kedhi

Gjorg Kodra

Enri Ceno

Petro Vokopola

Mekeid Selmani

Keda Kacelli

Melisa Braci

Besa Manaj

Edvin Kulluri

Ibsen Elezi

Erges Eskiu

To be continued…”– shkruan Kokalari.

Kujtojmë se ditën e djeshme u shpall lista e fituesve në votimin për Këshillin e ri Kombëtar të PD-së që u zhvillua të shtunën, ku një pjesë e mirë ishin familjarë e kushërinj të ish-kryeministrit Berisha gjë që solli plot pakënaqësi. Mes fituesve janë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, nipi i tij Sevalgon Berisha, kushëriri Mal Berisha, kushërira Fjoralba Dizdari, mbesa Mimoza Hajdarmataj, nuni Bujar Vukaj e sekretarja e tij Valdete Vorpsi. Po ashtu kishte një pjesë të konsiderueshme të emrave të lidhur me fondacionet dhe aktivitetet e Sorosit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular