Ish-deputeti i PD, Asllan Dogjani mbeti jashtë Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, pasi nuk mori votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e tij.
Përmes një reagimi në Facebook, ai u është drejtuar delegatëve të Kuvendit të PD duke kërkuar arsyen se përse nuk e votuan si anëtarë në këshill
“Duke u nisur nga rezultati do ju lutesha të gjithë delegatëve të Kuvendit që nuk më kanë votuar të më shkruajnë se çfarë ka ndryshuar gjate këtij viti? Ku kam gabuar? Çfarë mund të bej më mire? Sepse siç dhe ju e dini një vit më parë si rezultat i punës tonë të përbashkët në zgjedhjet e 25 Prillit më votuan rreth 6000 qytetar megjithëse isha i 35 në listën e Tiranës”, shprehet ai.
Reagimi i plotë:
Të nderuar delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike! Nëpërmjet medias mësova se në përfundim të një numërimi “transparent”të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nuk paskam rezultuar fitues….
Pavarësisht rezultatit dua të falënderoj të gjithë delegatet pa përjashtim dhe ata që më votuan dhe ata që nuk më votuan pavarësisht se nuk e di sa është numri i tyre.
Duke u nisur nga rezultati, do ju lutesha të gjithë delegatëve të Kuvendit që nuk më kanë votuar të më shkruajnë se çfarë ka ndryshuar gjatë këtij viti? Ku kam gabuar ? Çfarë mund të bëj më mirë? Sepse siç dhe ju e dini një vit më parë si rezultat i punës tonë të përbashkët në zgjedhjet e 25 Prillit më votuan rreth 6000 qytetarë megjithëse isha i 35-ti në listën e Tiranës.
Do ju jem shume mirënjohës po qe se do shkruani me sinqeritet dhe transparencë se ku kam gabuar dhe çfarë duhet të ndryshoj në marrëdhëniet me ju.
Kjo do me ndihmojë jo vetëm mua, por dhe Partine Demokratike. Edhe njëherë ju falënderoj pa masë për gjithçka keni bere për mua dhe pavarësisht kësaj, unë do ta respektoj vendimin tuaj dhe do të bëj gjithçka për ju se siç kam thënë në demokraci vota është e shenjtë. Në pritje të komenteve tuaja do u jem shume mirënjohës po qe se do më shkruani për sa kërkova. Faleminderit Asllan Dogjani