Dy anije patrulluese ruse janë shkatërruar së fundmi nga forcat ukrainase në brigjet e Detit të Zi.
Në rrjet është duke qarkulluar video e ofensivës ukrainase, e cila është xhiruar nga droni “Bayraktar”.
Pajisja luftarake është një prodhim turk, i përdorur më parë edhe në shkatërrimin e anijes luftarake ruse “Moskva”.
Ngjarja në fjalë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm mbi hapësirën ajrore të “Ishullit Gjarpër” sipas shefit të stafit të Gjeneralëve,Valeriy Zaluzhniy.
Ai shkroi në Facebook se “dy anije ruse të tipit “Raptor-class”, janë shkatërruar nga dronët ukrainas në afërsi të Zaluzhniy”.
Ndërkohë, sipas DailyMail, anijet ruse ishin duke u përdorur për të evakuuar personel ushtarak rus nga ishulli në fjalë, dhe për t’I zëvendësuar më pas me forca të reja