Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një video të postuar në portale, për një konflikt të ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës.
3 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë konfliktuar me shtetasin G. N., 17 vjeç, dhe më pas e kanë goditur me grushte dhe sende të forta.
Kështu, policia sqaron se menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, blutë kanë identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar.
“Pas identifikimit të autorëve të dyshuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, shoqëruan në komisariat dhe proceduan penalisht shtetasit: E. M., 16 vjeç, I. M., 42 vjeç, dhe A. Sh., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e sotme, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin G. N., 17 vjeç, dhe më pas e kanë goditur me grushte dhe sende të forta.” – njofton policia.