BallinaAktualitet“Faleminderit Shqipëri, lavdi Ukrainës”- Presidenti ukrainas mbyll fjalën, deputetët në këmbë duartrokasin...

“Faleminderit Shqipëri, lavdi Ukrainës”- Presidenti ukrainas mbyll fjalën, deputetët në këmbë duartrokasin në fund të fjalimit

spot_img

Presidenti ukrainas e ka mbyllur me një falenderim fjalimin e tij në videomesazhin drejtuar Kuvendit shqiptar.

Ai tha se ka raste kur shtete shumë të vegjël në hartë kanë një perzemërsi shumë të madhe.

“Që nga viti 2014 Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë, OKB ka blerë mallra dhe shërbime prej saj. Kjo është e padrejtë. Nuk duhet të ndodhë. Ne nuk devijuam nga rruga. Jemi të përkushtuar për zhvillimin e një Europe të bashkuar.

Kur të vendoset për bashkimin e Ukrainës vota juaj do të jetë për ne. Dikush është i vogël në hartë por ka një zemër dhe përzemërsi më të madhe. Faleminderit Shqipëri. Ju falenderoj për mbështetjen tuaj. Lavdi Ukrainës”, tha ai.

Në fund të fjalimit, deputetët u ngritën në këmbë duke duartrokitur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular