BallinaKryesoreIu konfiskua pasuria, kush është deputeti që kandidoi në 2015 dhe në...

Iu konfiskua pasuria, kush është deputeti që kandidoi në 2015 dhe në 30 prill iu bashkua Berishës në Kuvendin e PD

spot_img

Partia Demokratike fitoi 2 mandate në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Beratit, ku një prej tyre e mori Kasem Mahmutaj, deputeti të cilit sot i janë konfiskuar një sërë pasurish.

Megjithëse nuk ka qenë një figurë shumë e njohur për mediat e Tiranës, në qytetin e Beratit ai ka një CV të pasur sa i takon aktivitetit politik.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2015 ai kandidoi për opozitën për kryetar bashkie, ku humbi përballë kandidatit të qeverisë.

Gjashtë vjet më vonë ai ishte i dyti në listën e PD-së pas Tomor Alizotit.
Pas shpalljes së Berishës non grata dhe rezultatit të dobët në zgjedhjet e 6 Marsit, Kasem Mahmutaj u pozicionua në grupin e deputetëve të cilët kërkuan rihapjen e garës për kreun e PD-së.

“Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve. Ne mund të flasim gjithë natën, por këtij debati zgjidhje i jep vota”, tha ai në një nga mbledhjet e grupit parlamentar demokrat.
Ndërkohë që lëvizja e tij më e fortë politike në këtë 1 mandat parlamentar ishte ajo e 30 prillit, kur megjithëse ishte pozicionuar kundër ish kryeministrit Berisha dhe Foltores, iu bashkua atij në Kuvendin Kombëtar ku u zgjodh këshilli i ri kombëtar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular