BallinaKryesoreZelensky thirrje Ramës: Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, kufizoni...

Zelensky thirrje Ramës: Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, kufizoni ardhjen e turistëve nga Moska. Bankat e tyre të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global

spot_img

Presidenti Ukrainas Volodomyr Zelensky iu drejtua me një videomesazh Parlamentit shqiptar të martën e 3 majit, duke kërkuar kufizimin e marrëdhënieve me Rusinë. Ai i bëri thirrje Shqipërisë që të kufizojë ardhjen e turistëve rusë, duke thënë se bashkë me ta, nuk dihet se kush tjetër mund të vijë.

“Kërkoj t’i kufizoni ardhjet e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dimë se kush vjen te ju. Ndoshta vrasësit që kanë qenë në Buça apo xhelatët e Mariupolit”, tha Zelensky, duke iu referuar dy qyteteve të Ukrainës, ku forcat ruse dyshohet se kanë kryer krime të rënda.

“Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë duhet të kufizoni marrëdhëniet me Rusinë se nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë. Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjen e turistëve rusë”, theksoi presidenti i Ukrainës.

“Besoj se duke punuar së bashku me gjithë evropianët do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë të zhvilluar nga Rusia e të mbrojmë Evropën në të ardhmen nga një perseritje e kërcënimi të tillë”, theksoi Zelensky.

Pjesë nga fjalimi:

Që nga 24 shkurti nuk kemi pasur asnjë ditë të paqtë. Rusia i ka shndërruar gjithë ditët tona në një rrezik vdekjeprurës. 120 fëmijë u vranë e 420 të tjerë u plagosën.

Në qytetin tonë më të madh në lindje 1/5 nga të gjitha shtëpitë është shkatërruar tashmë. Nuk ka ndërtesa të pa shkatërruara. Asnjë ndërtesë, imagjinoni.

Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën në mbështetje kundër sulmeve të Rusisë.

Ky qëndrim juaj ndaj popullit ukrainas më bën të kujtoj Shën Terezën shqiptare që është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën.

Na mësoi se përpjekjet e mira të përditshme mund  të mposhtin të keqen.

Besoj se duke punuar së bashku me gjithë evropianët do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë të zhvilluar nga Rusia e të mbrojmë Evropën në të ardhmen nga një perseritje e kërcënimi të tillë.

Ndërsa paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë po diskutohet në BE, ajo përfshin embargon e naftës dhe bllokim të cdo skeme që Rusia përdor për të injoruar sanksionet.

Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global.

Sado e vështirë të jetë duhet të kufizoni marrëdhëniet me Rusinë se nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë.

Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjen e turistëve rusë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular