Komisioni i Rithemelimit i ka vendosur katër ditë afat kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, të cilat do të zhvillohen në datën 22 maj.
“Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00”, thuhet në njoftim.
Njoftim për media
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale
Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:
Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.
Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban:
1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim;
2. Curriculum Vitae;
3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.