BallinaAktualitetDështon peticioni i Foltores kundër ambasadores së SHBA

Dështon peticioni i Foltores kundër ambasadores së SHBA

spot_img
spot_img

Duket se peticioni kundër ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim ka dështuar. Edhe pse ka kaluar një javë nga momenti i publikimit, sikurse vihet re në faqen e nënshkrimit të peticionit nuk janë arritur ende as 7 mijë firma.

Siç duket, pavarësisht mbështetjes së peticionit nga personazhe si ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, apo aktivistja dhe avokatja e njohur Adriana Kalaja, peticioni nuk ka gjetur mbështetjen që pritej.

E kjo i ka detyruar nismëtarët e peticionit të kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve për më shumë firma.

Nismëtari i peticionit kundër ambasadores, Milaim Nela, më 1 Maj shprehte synimin për të arritur 10 mijë firma.

Një ditë më pas, nismëtari i peticionit doli live në një intervistë në “Syri TV”, ku i bëri thirrje shqiptarëve që të firmosin masivisht.

Nela shpjegonte për kritikët se peticioni është kundër sjelljes së ambasadores dhe jo SHBA-ve.

“Nëse zonjës Kim i kemi bërë ndonjë akuzë që nuk qëndron, ne i përgjigjemi asaj. Nuk është as kundër ambasadores, por kundër veprimtarisë jashtë linjës së saj. Ne nuk i jemi drejtuar zonjës Kim, ne i jemi drejtuar postit të saj të punës, i jemi drejtuar DASH, se sjellja e saj është skandaloze, e papranueshme. I kemi bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ta firmosin peticionin. Kushdo që ndan të njëjtin mendim me ne, të na bashkohet.”- shprehej ai në program.

Por përsëri dy ditë më vonë nga lutja live për firma, nuk duket të ketë shumë ndryshim. Peticioni ka arritur vetëm 6 mijë e 684 firma nga 10 mijë firmat që Nela synon të arrijë/ Marrë nga Hashtag.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular