Deputeti i PD Dashnor Sula ka paralajmëruar se së shpejti do ketë zhvillime të rëndësishme që sipas tij do të shënojnë fund tragjik për disa aktorë politikë të mazhorancës.
I ftuar në ABC, Sula tha se drejtues të lartë të mazhorancës do kenë ndëshkime, por nuk zbuloi më shumë detaje.
“Do ketë rrjedhje ujë gjatë 2022-2023 deri në 2025, ngjarje që nuk kanë ndodhur në kaq vite në PD. Kjo do sjellë shumë ngjarje dhe ngjarje që do sjellin ndryshime dhe në mendjen e personave që janë drejtues në PD. 2022-2023 janë vite që do ketë filluar ndëshkimi në politikën shqiptare.
Persona të caktuar te mazhoranca do të kenë fund tragjik. Janë kthyer në disa kompjuterë që vetëm numërojnë paratë, për ta fundi do jetë tragjik. Drejtues të lartë të mazhorancës do kenë ndëshkime. S’ka vlerë pasuria e kujtdo, se do kenë fund tragjik. Nuk gëzohem si qytetar por si politikan sepse duhet të hiqet vula se politikanët janë të korruptuar”, tha deputeti Sula.