BallinaBotaKriza e çmimeve/ Italia paketë ndihme miliarda euro, Draghi: Synimi është të...

Kriza e çmimeve/ Italia paketë ndihme miliarda euro, Draghi: Synimi është të sigurohet fuqia blerëse e familjeve të varfëra dhe prodhimi i sipërmarrjeve

spot_img
spot_img

Për të zbutur inflacionin e lartë dhe rritjen e çmimit të energjisë, qeveria në Itali ka vendosur krijimin e një pakete lehtësimi prej 14 miliardë eurosh. Një nga pikërëndesat e saj: ndihmë financiare për karburantet.    

Rom Pressekonferenz der italienischen Regierung

“Synimi është të sigurohet fuqia blerëse e familjeve të varfëra dhe prodhimi i sipërmarrjeve,” deklaroi kryeministri i Italisë, Mario Draghi pas vendimit të marrë nga kabineti. Kështu për shembull shteti do t’u japë 200 euro punëmarrësve, pensionistëve dhe atyre që punojnë të pavarur, të ardhurat e të cilëve janë më pak se 35 mijë euro në vit. Sipas Draghit, kjo sasi njerëzish kap 28 milionë vetë, nga 60 milionë italianët. Përveç kësaj parashihen lehtësime taksash për sipërmarrjet që përdorin shumë energji.

Karburanti mbetet 30 cent më i lirë 

Më parë qeveria kishte bërë të ditur, se duke pasur parasysh rritjen e madhe të çmimeve në pikat e karburantit si pasojë e luftës në Ukrainë, do të ulë për vozitësit e automjeteve çmimin e karburantit me një ulje taksash, 30 cent për litër. Po ashtu do të reduktohet edhe çmimi i gazit metan. Marrjen e masave për karburantet kabineti e vendosi fillimisht për muajin mars deri në maj, kur çmimet u rritën.

Deutschland | Aral Tankstelle - Preis für Benzin

Draghi tha, se masat e përmendura u shtohen lehtësimeve të tjera të njoftuara më parë në nivelin e 15,5 miliardë eurove, „që do të thotë se ato arrijnë gjithsej 30 miliardë euro ose dy përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit.” Ekonomisë italiane i ra aktiviteti me 0,2 përqind tremujorin e parë të vitit 2022, në krahasim me tremujorin e mëparshëm.

Shkak për këtë janë rëndimet nga pandemia e Coronës dhe rritja e çmimit të karburanteve si pasojë e sulmit rus ndaj Ukrainës.

Taksa mbi fitimet e sipërmarrjeve energjetike

Për shkak të pasojave të luftës mbi çmimin e energjisë, qeveria italiane deklaroi që në muajin mars se do të taksojë më shumë fitimet e arritura nga sipërmarrjet energjetike, në mënyrë që të lehtësojë familjet dhe firmat e tjera. Taksat mbi fitimet plus do të financojnë paketën e ndihmave të tanishme./DW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular