BallinaKryesoreNis procedura e zgjedhjes së Presidentit, Alibeaj merr pjesë në emër të...

Nis procedura e zgjedhjes së Presidentit, Alibeaj merr pjesë në emër të PD. Çfarë pritet të ndodhë sot në Konferencën e Kryetarëve

spot_img
spot_img

Ashtu siç është përcaktuar, sot nisin zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të përcaktohet dhe axhenda për raundet e votimit në Kuvend.

Konferenca e Kryetarëve është parashikuar që të nisë në orën 12:30, ku të pranishëm do të jenë kryetarët e grupeve parlamentare. Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje direkte për ‘News24’ tha se në këtë seancë do të ketë vendimmarrje për seancën e parë të raundit të parë dhe nuk pritet të ketë konsultime dhe negociata mes krerëve.

Kujtojmë se grupi i punës së ngritur nga maxhoranca, i përbërë nga Taulant Balla, Damian Gjinkuri dhe Elisa Spiropali, ka mbledhur propozimet e deputëtëve të PS-së të cilët kanë dorëzuar një zarf, me 3 emra kandidatësh.

Ndërkohë, në mbledhje është ftuar që të marrë pjesë edhe Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kreut të grupit të PD-së, edhe pse u shkarkua nga Kuvendi i 30 prillit.
Përcaktohet që deri në raundin e tretë palët mund të votojnë një emër konsensual.

Por nëse nuk ndodh kjo gjë, atëherë maxhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të presidentin e ri.

Po ashtu, Gjençaj tha se PS përveç propozimit të brendshëm përmes zarfeve, ka hapur dhe konsultimin me shoqërinë civile si dhe e-maili zyrtar ku priten propozimet nga qytetarët. Në fund të këtij procesi pritet të kemi dhe një përmbledhje të të gjitha emrave të kandidaturave, dhe më pas do të kalojnë në një filtër.

Në deklaratat e tij kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se maxhoranca i ka votat për të zgjedhur presidentin e ri, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që kreu i shtetit do të jetë nga radhët e PS. Nga ana tjetër, PS është shprehur e gatshme për gjetjen e një emri konsensual me opozitën, por deri më tani gjasat janë të pakta për një emërues të përbashkët për kreun e shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular