Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një burrë ka varër motrën e tij në moshën 34-vjeçare, duke e qëlluar 17 herë me thikë.
Ndërkohë nëna e saj ka hedhur akuza ndaj organeve të drejtësisë duke thënë se këto të fundit janë treguar të paafta. Ajo tha se nëse autoritetet do kishin ndërhyrë vajza e saj nuk do kishte vdekur.
“Jeta e fëmijëve të mi është flakur për shkak të neglizhencës dhe paaftësisë së organeve të rendit dhe shërbimit të shëndetit mendor. Djali im mund të ishte ndaluar më herët dhe vajza ime do të ishte shpëtuar”, tha nëna e tyre.
Antonella Zarri, nëna e Alice Scagni, gruaja 34-vjeçare e vrarë të dielën në mbrëmje me të paktën 17 goditje me thikë nga vëllai i saj Alberto, tha për Ansa se krimi ndodhi pas një kërkese për para.
“Në katër ditët e fundit, ka pasur një përshkallëzim që na bëri të shqetësoheshim. Pesë herë thirrëm 112 por askush nuk ndërhyri. Të dielën në drekë djali im bëri dy telefonata kërcënuese dhe ne sërish telefonuam për ndihmë. Na thanë në bënim një ankesë të hënën. Por të dielën mbrëma, ishin 30 agjentë që më mbanin dhe nuk më lejonin të shikoja trupin e vajzës sime të vogël”, tha nëna.
“Ne i kishim besuar institucioneve. Ne telefonuam disa herë sepse Alberto kishte nevojë për ndihmë që ne nuk mund t’ia jepnim. Ai kishte nevojë për ndihmë psikiatrike. Kur thirrëm shëndetin mendor ata na caktuan takim pas një muaji. Ai duhet ta kishte bërë vizitën më 2 maj. Alberto duhej të kurohej dhe nuk do të kishte ndodhur asgjë”, tha nëna.
Sipas hetuesve Alberto Scagni e solli thikën nga shtëpia e tij dhe e fshehu në një çantë. Ai e priti motrën me orë të tëra në shtëpinë e saj në Quinto dhe kur e goditi përdori thikën pa e hequr nga çanta.
Alice kishte tentuar të shpëtonte por nuk ka mundur duke gjetur edhe vdekjen.