Nga Lefter Geshtenja
Kryesia e Degës 7 në Tiranë ka dhenë një kontribut të njohur në opozitë. Prej 8 vitesh kanë qënë të parët në protesta dhe qendresë dhe falë punës së tyre, rezultati më 25 Prill ishte më i miri ndonjëherë.
Sot, proçesi i realizuar nga Rithemelimi i ka mbyllur dyert për këta qendrestarë për arsyen e thjeshtë se kërkuan gjithpërfshirje!
Sot, ata shihen si të tepërt dhe kjo është tragjike!
Si mund të fitojmë përballë Ramës kur kemi luksin të humbasim demokratë e qendrestarë?!
Si mund të fitojmë besimin e shqiptarëve kur kemi humbur besimin e demokratëve?!
Si mund të themi jo në opozitë, atyre që kanë bërë opozitën?!
Bashkimi s’mund të jetë me kushte dhe as me arrogancë por me proces gjithëpërfshirës ku të gjithëve tu jepet shansi për të garuar në strukturë!
Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Nuk ka as dëshirë dhe as vullnet për votë të lirë!
Të shqetësuar për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe të opozitës, anëtarët e kryesisë të Degës 7, kërkuan unanimisht bashkimin e demokratëve dhe kontributeve me një proces të rregullt dhe të pranuar.