Komisioni i Rithemelimit ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, për të zgjedhur kryetarin e ri të këtij institucioni. Por duket se PD është e përçarë, pasi jo të gjithë deputetët kanë marrë pjesë në këtë mbledhje.
Panorama.al mëson se janë 36 deputetë demokratë, të cilët nuk kanë qenë prezent në Këshillin Kombëtar. Mes atyre që mungojnë janë Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, por edhe deputetë të tjerë që nuk e mbështesin nismën e Berishës.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar ishin prezent 203 anëtare, ku u vunë re figura të njohur të PD, si Jozefina Topalli, Arben Imami, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.
DEPUTETET QE NUK MOREN PJESË NË MBLEDHJEN E KESHILLIT KOMBETAR
- AGRON GJEKMARKAJ
- ALFRED RUSHAJ
- ANDIA ULLIRI
- ARBI AGALLIU
- BLEDJON NALLBATI
- DASHNOR SULA
- DHURATA ÇUPI
- EMILJA KOLIQI
- ENKELEJD ALIBEAJ
- ERALDA BANO (TASE)
- FATJON VEIZAJ
- FERDINANT XHAFERRAJ
- FLAMUR HOXHA
- FLUTURA AÇKA
- GAZMENT BARDHI
- GRETA BARDELI
- HELIDON BUSHATI
- ILDA DHORI
- JORIDA TABAKU
- KASTRIOT PIROLI
- XHELAL MZIU
- KRESHNIK ÇOLLAKU
- LEFTER GËSHTENJA
- LINDITA METALIAJ
- LULZIM BASHA
- MERITA BAKIU
- ORJOLA PAMPURI
- RAMADAN LIKAJ
- SAIMIR KORRESHI
- SELADIN JAKUPLLARI
- ZEF HILA
- ZHENI GJERGJI
- ERVIN SALIANJI
- GRIDA DUMA
- TOMOR ALIZOTI
- INA ZHUPA
Kujtojmë që një ditë më parë, Sali Berisha tha në emisionin “Open” se të gjithë deputetët e Partisë Demokratike do të unifikohen, por për momentin u shpreh ai janë në meditim.