Nga Lefter Geshtenja
Mësuesit dhe arsimtarët janë të harruar, të pavlerësuar dhe të keqpaguar!
Por jo vetëm kaq, qeveria nuk u jep as atë që u takon!
Mësuesit në Librazhd dhe Prrenjas kanë zbuluar se prej muajsh të tërë nuk u janë paguar sigurimet shoqërore nga viti i kaluar në plot 7 muaj!
Nuk janë paguar as orët shtese apo vështirësia nga muaji Janar. Po ashtu, qeveria nuk ka paguar as transportin e mësuesve nga muaji janar!
Ky është realiteti i hidhur në arsim. Nuk bëhet më fjalë për rritje page apo materiale arsimore për të rritur cilësinë, por mbijetesë!
Në seancën më të parë në Kuvend, do i kërkoj ministres së Arsimit të japë llogari për këtë situatë të papranueshme.