Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, me pasojë një humbje jete. Policia bën me dije se një 60-vjeçar, identifikuar si Ilir Kapo ka mbetur viktimë e goditjeve me thikë nga një 37-vjeçar.
Blutë sqarojnë në njoftimin paraprak se autori i dyshuar, shtetasi Olgert Dhimitri, 37 vjeç, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.