BallinaAktualitetDenoncimi i Zak Topuzit: Mafia e pronave në aksion. Si u tjetërsuan...

Denoncimi i Zak Topuzit: Mafia e pronave në aksion. Si u tjetërsuan fshehurazi 3000m2 truall në Korçë?

spot_img
spot_img

Zak Topuzi, kryetari i Sektorit të Hoteleve në “Shoqata Shqiptare e Turizmit” ka denoncuar një skandal me pronat.

Duke u nisur nga një pronë e familjes së tij, që është tjetërsuar fshehurazi, Topuzi jep alarmin se mafia e pronave po bëhet gjithnjë e më e sofistikuar.

Mafia e Pronave”, nuk vepron vetëm duke grisur fletë nga arshiva, falsifikuar ato, apo mbivendosur prona që të mos gjesh zgjidhje kurrë në gjykatat tona .

 Ajo bëhet, gjithnjë, më e sofistikuar”, shkruan Topuzi në rrjete sociale.

Më tej ai ka dhënë edhe shembullin konkret me një pronë të familjes së tij, të cilën e kishin planifikuar për investim.

Një pronë e familjes, truall 3000m2, ndodhur nën Rrugën e Varezave të Dëshmorëve, Korçë, zonë e pastër për ndërtime vilash, (pjesa e vijëzuar) në momentin kur po bëheshim gati të investonim, e gjejmë te kthyer në “Gjelbërim ”!

Është rivlerësuar, truall, një zonë pyll ku po ndërtohen një bllok vilash.

Sigurisht që kjo lëvizje bëhet për të bllokuar investimet në këtë pjesë. Të kenë faj investitorët e huaj që rrinë larg Shqipërisë?!”, ka denoncuar Topuzi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular