Deputeti Flamur Hoxha është shprehur se PD ndodhet në një situatë kritike, ndërsa shprehet se nuk do të kontribuonte kurrë që të përçante partinë.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj tha se 6 marsi nuk tregoi se një pjesë është shumicë e pjesa tjetër është pakicë, ndërsa shtoi se Berisha është politikani që mbledh më shumë njerëz rreth vetes.
Flamur Hoxha: PD ndodhet në një situatë kritike. Jam i ndjeshëm ndaj PD, nuk do doja kurrë që të kontribuoja që të përçaj PD. Nuk kam asnjë interes personal që unë të jem pjesë e Bashës apo e Berishës. Ajo pjesë që është në grupin e Rithemelimit, ajo është pjesa më shkaktare e kësaj situate. Kjo situatë ka nisur dhe po vijon të shkojë të përçajë partinë dhe të krijoj parti të vogël.
Nuk jam dakord që 6 marsi tregoi se një pjesë është shumicë është pakicë. Të jeni të bindur se Berisha në këto 30 vite mbledh më shumë njerëz se çdo politikan tjetër. Gjithçka që sot flitet duhet të kaloj mbi interesat personale të një personi apo të disa personave.
Ai tregoi se çfarë do të bënte për bashkimin e PD-së nëse do e kishte në dorë.
Flamur Hoxha: Nëse do e kisha në dorë unë mekanizmin e PD, unë gjykoj se PD bashkohej për 24 orë. 3-6 muaj proces zgjedhor, certifikim anëtarësie, zgjedhje në parti, një parti më të madhe, garë reale, 50% më të rinj e të reja dhe jam e sigurt që pas 5-6 muajsh do të kishte 4-5 kandidatë.
Sa të jem në politikë, nuk marrë në konsideratë mendimin e askujt. Jam njeri i pavarur, njeri që mendoj se kontribuojë për PD. Nuk cenoj askënd, dhe uroj që të gjithë të mbajnë të njëjti qëndrim.
I pyetur se si do të jetë qëndrimi i tij nëse Lulzim Basha do bëjë përpjekje për rikthimin në PD, Hoxha u shpreh:
Unë nuk pengoj asnjë që të dalë në anëtarësi të promovojë veten për të qenë drejtues. Nëse do isha në rolin e Berishës nuk do kisha ndërhyrë për të përçarë PD-në. Lulzim Basha bëri aktin e tij.