Një ngjarje e rëndë ka përfshirë futbollin italian!
Dimitri Roveri, i cili aktivizohej në kategoritë amatore me skuadrën e Kuingentoles ka pësuar atak kardiak gjatë ndeshjes ndaj Kazalpoljos.
27-vjeçari nuk ia doli dot mbanë dhe ka ndërruar jetë menjëherë sapo kishte mbërritur në spitalin “San Raffaele” të Milanos.
Roveri, i cili ishte dhe kapiten i skuadrës së Kuingentoles u rrëzua në tokë dhe nuk rifitoi kurrë vetëdijen.
Ai jetonte në Kuingentole dhe ishte i fejuar. Javën e kaluar ai njoftoi se do të bëhej baba në muajin shtator.
27-vjeçari gjithashtu punonte si kopshtar dhe pastrues në një shtëpi të moshuarish në Mantova. Lajm i trishtë ky për gjithë futbollin italian.
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL