Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi te vijat e bardha çiftin e bashkëshortëve bashkë me fëmijën e tyre tre muajsh, është arrestuar nga policia.
Burime bëjnë me dije për Panorama.al se Sulejmani nuk ka pasur leje drejtimi dhe dyshohet se është futur me semafor të kuq në momentin e aksidentit.
Ai ka përplasur një çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre tre mujash i cili ka qenë në karrocë. Pas aksidentit ai është arratisur menjëherë, por është vënë në pranga pas ndjekjes.
Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.