BallinaKryesore“Finalja” ndaj Kukësit, dy futbollistët mbajnë “peng” Vllazninë

“Finalja” ndaj Kukësit, dy futbollistët mbajnë “peng” Vllazninë

spot_img
spot_img

Si të mos mjaftonte ai barazim ndaj Dinamos që duket se ka prishur jo pak atmosferën në kampin shkodran, para takimit ndaj Kukësit, tekniku Plori nuk duket i qetë për sa u përket lojtarëve që do të ketë në plan për ndeshjen e së hënës.

Nga sa mësohet, dyshja që mungoi në përballjen ndaj Dinamos, mesfushorët sulmues, Liridon Latifi dhe Fahrudin Gjurgjeviç, janë në pikëpyetje të madhe për të qenë të gatshëm edhe për takimin ndaj Kukësit.

Të dy lojtarët mësohet se vuajnë dëmtimet që kanë pasur që pas takimit ndaj Skënderbeut. Nga sa mësohet Liridon Latifi ka pësuar një dëmtim në këmbë që pas përplasjes me portierin e Skënderbeut Rexhepi.

Një hematomë që sipas stafit mjekësor të klubit ende nuk ka kaluar. Por nga sa mësohet lojtari ka udhëtuar në drejtim të Kosovës dhe ditën e djeshme ai është kthyer në Shkodër, ku do të konsultohet me stafin mjekësor.

Mungesa e Latifit në një situatë të tillë është tejet shqetësuese për teknikun Plori.

Vllaznia është në një fazë decizive të kampionatit.

Për më tepër sulmi shkodran nuk është në lartësinë e duhur pasi po mungojnë golat dhe një mungesë e golashënuesit më të mirë të ekipit në këto javë vendimtare për një vend në Kupat e Europës përmes kampionatit duket jo pak shqetësuese për teknikun.

PRONONCIMI I LATIFIT – I kontaktuar nga “Panorama Sport”, vetë Latifi lidhur me dëmtimin dhe mundësinë e aktivizimit apo jo të hënën ndaj Kukësit shkurtimisht sqaroi: “Nuk e di ende nëse do të jem i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Do të shikoj këto ditë në stërvitje se çfarë gjendjeje do të kem dhe më pas do të vendoset përfundimisht nëse do të jem apo jo i gatshëm”, tha ai.

GJURGJEVIÇ – Nga ana tjetër, një vlerë në këto momente merr edhe mungesa e gjysmësulmuesit tjetër, Fahrudin Gjurgjeviç.

Lojtari edhe vetë është shprehur se është i dëmtuar. Ai ka një shqetësim në pulpën e këmbës, që sipas tij një gjë të tillë e ka ndier që pas takimit me Partizanin.

Por me sa mësohet, edhe nga vetë ai ky problem i është shfaqur menjëherë pas seancës së fundit që Vllaznia zhvilloi për takimin ndaj Dinamos dhe pasi ka rënë dakord me teknikun Plori, ai ka qëndruar në Shkodër. Por ajo që duket se po shqetëson tani edhe vetë teknikun është fakti se Gjurgjeviç ka ende hematomë në pulpë.

Këtë e thekson edhe stafi mjekësor dhe kjo mund të sjellë edhe një mungesë të tij edhe për këtë përballje. Me sa duket, Plorit tani do t’i duhet që të bëjë llogaritë pa dyshen sulmuese, që me shumë gjasa do ta ndihmonin shumë Vllazninë në këto momente.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular