Nënkoloneli Fezul Bichikaev, 36 vjeç, ishte një ushtar elitar i lartë i cili vdiq në një mision sekret inteligjence.

Babai i tre fëmijëve portretizohet si një hero i cili u vra pranë Kharkiv me një automatik në duar që mbulonte vartësit e tij, sipas raporteve në Rusi. Një sinjal radio njoftoi se komandanti është plagosur pas shpimit me një plumb në arterie, por thuhet se i urdhëroi njerëzit e tij që të vijojnë sulmin duke u thënë se është “një gërvishtje”.

“Falë vetëmohimit dhe heroizmit të oficerit, ishte e mundur të shpëtoheshin jetët e ushtarakëve, të shkatërrohej grupi diversant i armikut dhe të përfundonte misionin luftarak,” tha eksperti ushtarak Oleg Marzoev në një uebsajt lokal lajmesh në Vladikavkaz.