Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas mbledhjes së 21 deputetëve që përgjigjën thirrjes së Enkelejd Alibajt për mbledhje Grupi në PD.
Salianji ka shprehur keqardhjen për këtë ‘dështim të mbledhjes’ së grupit. Ai thekson se ka bërë çdo përpjekje për të zhvilluar një mbledhje të përbashkët, por ajo sipas tij është refuzuar.
“63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës!”, thekson ai.
Për demokratin, Presidenti i ri duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që ti qëndrojë presionit politik të Edi Ramës.
“I keqardhur që mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmërisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike!
Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që ti qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci!
63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës!”, thekson Salianji.