Ish-deputeti Spartak Braho ka publikuar një foto në studion e “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço, në të cilën shihen në një restorant Vangjush Dako, Emirjana Sako dhe disa anëtarë të PS në Durrës
Braho tha se këtë foto ia ka dërguar kamerieri i lokalit, ndërsa shtoi se Sakon do ta marrë në qafë Dako.
“Ky është sekti mafioz i Durrësit, zoti Dako i shpallur non grata, koka e mafies në Durrës. Ka mbledhur sektin e tij dhe po drekojnë në Kodrën e Kuajve në Durrës. Kjo (Emirjana Sako) është etiketuar si personi që luan me muzikën valsin e kompozuar Vangjushi. Nuk dua të jem i ashpër me të. Është arkitekte e mirë, por do e marrë në qafë Vangjushi. Ai është si miu, fshihet nëpër rrugët e Durrësit, nuk del e ka vajtur të ndyjë aktivin e partisë në Durrës. Fotografinë ma ka dërguar kamarieri i lokalit”, tha ai.