BallinaKryesoreFinalja e madhe e Conference League/ Më 25 maj blindohet Tirana, angazhohen...

Finalja e madhe e Conference League/ Më 25 maj blindohet Tirana, angazhohen mbi 2000 policë përballë 20 mijë tifozëve në ‘Air Albania’

spot_img
spot_img

Më 25 maj Tirana do të presë në stadiumin ‘Air Albania’ finalen e madhe të Conference League. Për këtë event madhor që mbahet për herë të parë në Shqipëri ku do të ndeshet Roma me Feynordin e Holandës janë marrë edhe masat përkatëse në bashkëpunim me përfaqësuesit e UEFA- s.

Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes do të angazhohen 1500 efektivë policie dhe 600 stjuartë plus 400 vullnetarë. Ndërsa stadiumi ‘Air Albania’ pritet të jetë i tejmbushur ku parashikohet se do të ulen në shkallët e tij rreth 20 mijë tifozë.  Ndërkaq, çmimi i biletave që kane dalë në shitje variojnë nga 25 deri në 180 euro. Gjithashtu, nga 20 deri në 125 euro janë shitur biletat sipas katër kategorive të vendeve të ndryshme në stadium. Në tregun e zi biletat, sipas mediave sportive, kanë shkuar nga 2000 deri ne 7000 euro në varësi të vendit në stadium. Ndërsa biletat që dolën zyrtarisht në shitje online mbaruan brenda 2 orëve.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të TIA-s, Costandin von Albensleben, drejtori i përgjithshëm TIA-s tre ditët para dhe pas aktivitetit rreth 25 mijë persona do t’i shtohen fluksit të lëvizjeve, ndërsa më 25 maj do jenë shtesë edhe 25 chartera që do të vijnë më shumë se zakonisht.

Aeroporti ndërkombëtarë i Tiranës është gati të presë fluksin e madh të njerëzve që do të vijnë për finalen e 25 majit, si sa i përket trafikut ajror, por edhe atij rrugor. Sot kanë mbërritur përfaqësues të skuadrës së Romës në aeroport për të diskutuar detajet ndërkohë që pasdite do të vijnë edhe përfaqësuesit e Feynoord-it. Do të kemi rreth 25 mijë persona që do t’i shtohen fluksit të lëvizjeve në 3 ditët e aktiviteti, përpara ditën e ndeshjes dhe pas saj. Vetë më 25 maj, do të kemi shtesë edhe 25 chartera që do të vijnë këtu më shumë se zakonisht”, tha  për Top Channel Costandin von Albensleben, drejtori i përgjithshëm TIA-s. Ndërsa ka shtuar se aeroporti i Rinasit i ka kapacitetet për të pritur një fluks të tillë lëvizjesh.

Ne do të kemi një shtim të personelit për të shtuar edhe kapacitetin përpunues të pasagjerëve dhe dua të kujtoj këtu që ne jemi një aeroport 24 orësh. Do të mbulojmë çdo gjë që do të kenë nevojë për të evituar radhët e gjata. Për të qenë të sinqertë do të kemi disa vështirësi por ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë gjë dhe i kemi marrë masat jo vetëm për pasagjerët por edhe për hapësirën që do të nevojitet për të parkuar avionët që do të vijnë”, tha Costandin von Albensleben, drejtori i përgjithshëm TIA-s.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka theksuar se pagesa që bën Tirana për të sjellë 40 deri në 100 mijë vetë është një përqindje shumë e vogël e pagesës që ata do të lënë në kryeqytet.

“Pagesa që ne bëjmë për të sjellë 40 deri në 100 mijë vetë në Tiranë, në fakt është një përqindje shumë e vogël e pagesës që ata do të lënë në qytetin tonë. Prandaj, po e ofrojmë transportin me autobusë falas nga Rinasi në Tiranë. Pra, do t’i gëzohemi sa më shumë suksesit”, u shpreh Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular