Kanë dalë pamjet e vilës luksoze që solli përplasje ditën e sotme në Kuvend. Prej dy ditësh deputeti Gazment Bardhi kishte ngritur pretendime se një ish-ministër i Sali Berishës kishte në pronësi një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.
Tritan Shehu dhe Edmond Spaho mohuan pronësinë e një vile të tillë, duke e akuzuar Bardhin për mashtrues
Vila është nxjerrë në shitje dhe më shume detaje për të ka nxjerrë agjensia imobilare. Vila ka 10 dhoma, nga të cilat 7 janë dhoma gjumi si edhe 4 tualete. Ajo është e ndërtuar në 810 metër katrorë tokë dhe ka një sipërfaqe neto prej 400 metrash katrorë ndërtim.
Kompania thekson se mobilimi i vilës është luksoz duke dhënë detaje mbi pronën si më poshtë:
Dy vila luksoze per shitje tek Kompleksi Lura 1, Gjiri i Lalzit. Ka nje siperfaqe trualli 810 m2, dhe ndertim 400m2. Organizohet ne dy vila te ndara. Njera nga vilat ka nje sip ndertim 212m2 dhe nje verande 42m2. Kati i pare eshte i organizuar ne nje dhome te bollshme ndenje dhe gatimi, nje tualet si dhe nje dhome tharje. Kati i dyte eshte i orgaizuar ne tre dhoma gjumi, nje studio si dhe dy tualete. Vila tjeter ka nje siperfaqe 117.84m2 ndertim. Eshte i organizuar ne nje dhome ndenje, ambient gatimi me vete, tre dhoma gjumi dhe dy tualete. Mobilimi i viles eshte luksoz. Shitet totalisht i mobiluar. Kompleksi iu ofron nje game te gjere sherbimesh, duke u konfirmuar si nje vend fantastik per te pushuar buzedetit.Gjelberimi eshte pjese e rendesishme e Kompleksit Turistik ****. Ambientet e perbashketa kane nje mirembajtje te vazhdueshme nga punetoret e Kompleksit. Prona disponon dokumentacion te rregullt hipotekor.Na kontaktoni per me shume Informacion.