Teksa pritet që Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të
Partisë Demokratike të organizojë zgjedhjet për kryetar, në dy degë ende nuk janë realizuar zgjedhjet për kreune degës dhe rrjedhimisht dhe kryesitë e degëve. Dy degët ku kanë dështuar këto zgjedhje janë Dega nr.12 në Tiranë dhe ajo e Malësisë së Madhe. Ende në këto degë procesi nuk është mbyllur duke rezultuar një dështim. Ndërkohë në radhët e Rithemelimit ka lindur një pakënaqësi sa i përket listës së kandidatëve por dhe të zgjedhurëve të Këshillit Kombëtarë. Pyetja e parë që ata shtrojnë është: Kush i ka propozuar kandidatët e Këshillit Kombëtar. Pastaj skepticizimi dhe pakënaqësia me listën fituese e shfaqur kjo dhe në rrjete sociale është mjaft e dukshme ku ka pasur dhe mjaft kundështi.