BallinaKryesoreHetimi i kryeministrave për korrupsion, Berisha sfidon Ramën: Në ta mban, hajde...

Hetimi i kryeministrave për korrupsion, Berisha sfidon Ramën: Në ta mban, hajde miratojmë ligjin në Parlament që…

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka “sfiduar” kryeministrin Rama duke thënë se është i gatshëm të propozojë në parlament, vendimin që përjashton kryeministrat nga parashkrimi

Ai tha gjithashtu, se për ngërçin e krijuar për hapjen e negociatave nuk janë fajtore vendet e Evropës, por vetë kryeministri Rama.

Ai paralajmëroi se do të ketë reagime të ashpra popullore nëse nuk bëhen hapa para në këtë proces.“Evropa e koncepton Ballkanin e Hapur, ndaj krimit, ligjeve. Pra, Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Kreu i narkoshtetit është i plagosur rëndë. I rrezikshëm. Ai mendon se do t’i japë vendit drejtim tjetër. Mos tento të spostosh në mënyrë absolute sepse do të përballesh me revoltë të fuqishme popullore. Misioni ynë është një dhe vetëm një: Integrimi në BE. Nuk kanë faj vendet e Evropës nëse ai sillet si gangstrer me gazetarët.

Nuk kanë përgjegjësi vendet e Evropës kur ai mban qëndrime si Kim Jong-un ndaj Drejtësisë për të hetuar kundërshtarët e tij. Në je burrë dhe ta mban hajde të kalojmë ligjin në Parlament të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi. Urdhëro që nesër të kalojmë ligjin në Parlament, të ndryshojmë Kodin penal. Të vetmit që të përjashtojmë nga parashkrimi të jenë kryeministrat. Dhe s’duhet parashkruar.

Nuk e bën dot këtë se ka frikë dhe tmerr nga firmat e tij për të cilat thotë se nuk di ç’kam firmosur për të mbushur valixhet. Unë ftova kreun e qeverisë t’i përgjigjet thirrjes sime. Unë jam gati të firmos për këtë pa asnjë ekuivok. Pas qindra dhe mijëra kontrolleve nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje për të provuar shpifjet e tyre, tani thonë që koha kur kam qenë unë kryeministër është e parashkruar. Unë e kam deklaruar që nuk njoh parashkrim. Nëse do, unë jam gati nesër të votoj që parashkrimi të funksionojë, por jo për kryeministrat. Nuk mund të ketë parashkrim kur kryeministri bëhet kryetar i një organizate kriminale”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular