BallinaKronikeSherr masiv në një lavazh, bëhen për spital dy persona , ja...

Sherr masiv në një lavazh, bëhen për spital dy persona , ja si degjeneroi konflikti

spot_img

Një sherr masiv ka ndodhur mes disa personave në ambientet e një lavazhi

Bëhet me dije nga burimet për mediat se ngjarja ka ndodhur në Bulqizë, teksa 6 persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Si pasojë s kësaj ngjarje dy prej tyre kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital

Në vijimësi të hetimeve për këtë ngjarje policia thekson se arrestoi në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” , kryer në bashkëpunim dy persona, ndersa dy te tjere jane shpallur ne kerkim

Njoftimi i policise

Goditën me sende të forta 2 shtetas, ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshmëm të konfliktit.

Arrestohen në flagrancë dy prej autorëve  dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas informacioneve të marra se në lagjen “Gjeologu”, në ambientet e një lavazhi po konfliktoheshin disa persona, menjëherë kanë organizuar punën dhe janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku falë ndërhyrjes së shpejtë  kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasit B. Ç., M. P., D. Ç., dhe S. C., kanë shkuar në ambientet e lavazhit të shtetasit E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasit E. T., 34 vjeç, dhe D.T., 25  vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup të cilët  ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, bënë  arrestimin në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” , kryer në bashkëpunim, të shtetasve B. Ç, 26 vjeç; M.P., 27 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasve D. Ç, 29 vjeç; S. C.,26 vjeç,  të cilët pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular