BallinaBotaVdes në mënyrë misterioze Presidenti i Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe...

Vdes në mënyrë misterioze Presidenti i Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE) Khalif Bin Zayed

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa Bin Zayed Al Nahyan ka vdekur.

Lajmi është njoftuar ditën e sotme nga Ministria e Çështjeve Presidenciale pa dhënë më tej detaje. Ai ishte gjithashtu sundimtar i Emiratit të Abu Dhabit.

Sipas kushtetutës, zëvendëspresidenti dhe kryeministri Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, sundimtari i Dubait, do të ketë funksionet si president derisa këshilli federal që grupon sundimtarët e shtatë emiratet të mblidhet brenda 30 ditëve për të zgjedhur një president të ri.

Khalifa, i lindur në vitin 1948, ishte parë rrallë në publik që nga një goditje në tru në vitin 2014 dhe gjysmëvëllai i tij Princi i Kurorës në Abu Dhabi, Mohammed bin Zayed, i njohur si MbZ, ka qenë sundimtari de fakto i Emirateve të Bashkuara Arabe aleate të SHBA-së, nga prej i cili ka marrë emrin edhe aeroporti i Kukësit i inauguruar nga Edi Rama.

“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë humbur birin e tyre të drejtë dhe udhëheqësin e ‘fazës së fuqizimit’ dhe kujdestarin e udhëtimit të saj të bekuar,” tha MbZ në Twitter, duke lavdëruar mençurinë dhe bujarinë e Khalifa.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të respektojnë një periudhë zie 40-ditore me flamuj të valëvitur në gjysmështizë që nga e premtja dhe do të pezullojnë punën në të gjitha entitetet e sektorit publik dhe privat për tre ditë, raporton Reuters.

Khalifa erdhi në pushtet në vitin 2004 në emiratin më të pasur Abu Dhabi dhe u bë kreu i shtetit. Ai pritet të pasohet nga sundimtari i Abu Dhabit, Princi i Kurorës Sheikh Mohammed.

Abu Dhabi, i cili mban pjesën më të madhe të pasurisë së naftës të shtetit të Gjirit, ka mbajtur presidencën që nga themelimi i federatës së Emirateve të Bashkuara Arabe nga babai i Khalifa, i ndjeri Sheikh Zayed bin Sultan al-Nahyan, në 1971.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular