Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu është shënuar ditën e sotme në zonën e Divjakës.
Një 31-vjeçar me iniçiale D.D. ka humbur kontrollin e makinës tip “Ford” dhe ka rënë në një kanal me ujë.
Si pasojë e aksidentit, i riu ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fierseman rreth orës 14:20.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.