Nga Lefter Geshtenja
Nuk jemi rastësisht një prej vendeve më të korruptuara në Europë sipas TIA dhe SHBA-ve!
Arsyeja është se
Edi Rama vjedh me ligj!
Investitorët Strategjikë nuk janë kompani ndërkombëtare që zhvillojnë turizmin apo hapin mijëra vende pune, por ata janë ministrat apo ish-ministra të Ramës!
Dhërmiun e ka marrë bashkëshorti i ministres, Butrintin kushëriri i ish-ministrit!
Heqin nga harta zona e mbrojtura kombëtare për të vjedhur zona ekskluzive me vlerë të madhe!
Janë me dhjetëra projekte të tilla vjedhjeje të bregdetit të cilat tentohet të mbahen sekret!
Janë plot 52 vendime të marra nga KIS (Komitetit të Investimeve Strategjike)!
Prona pafund shtetërore apo private që u janë dhënë falas “investitorëve ministra, ish ministra, humoristë” që i shërbejnë partisë !
Për këto vendimarrje të qeverisë, Partia Demokratike kërkoi ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, i cili u refuzua nga Rama!
Të vendosur për ti shkuar deri në fund kësaj vendimarrje abuzime, për këtë arsye kemi kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor lidhur me Investimet Strategjike!
Shumë shpejt do të kemi hetim parlamentar që ti bëjë shërbim publikut si në rastin e inceneratorëve, ku do të dali në dritë si qëndron e vërteta, kush janë përfituesit real të këtyre Investimeve?
Dhënia e këtyre projekteve mund ti kushtojë mandatin deputetëve/ministrave të Ramës që kanë përdorur pushtetin për marrjen e pasurive publike.
Sikur këto prona të përdoreshin për kompensimin e pronarëve që enden dyerve të qeverisë, do kishim zgjidhur një problem 30 vjeçar!