Edhe pse me qëndrime të kundërta politike në lidhje me situatën në selinë blu, depuetët e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Belind Këlliçi janë bërë bashkë këtë të shtunë.
Ata janë filmuar në një bisedë miqësore përgjatë festimeve të mbajtura në kuadër të “Sofrës Tironse”.
Ka qenë Jorida Tabaku ajo e cila ka postuar në instagram disa foto nga eventi, ku në njërën prej tyre shihet teksa buzëqesh në krah të kolegut Këlliçi.
“Sofra Tironse! Sofra e zemrës!”, shkruan Tabaku në mbishkrimin e fotove.